Mazniku me kryebashkiakun Beci dhe Demo: Do të forcojmë rolin e bashkive për komunitetin e tyre
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe me Ervin Demo, kryetar i Bashkisë Berat, thotë se do të forcojnë rolin e bashkive për komunitetin e tyre
”Do të forcojmë më tej rolin e bashkive për komunitetin në territorin e tyre. Bashkë me Ervin Demo dhe Benet Becin, folëm për bashkëpunimin në disa sektorë ku si pjesë e decentralizimit, bashkia do të marrë një rol më aktiv.
Në Berat dhe Shkodër do ta pilotojmë këtë proces në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë”,-shkruan Mazniku.