Mazniku me ministrin e Brendshëm të Izraelit: Bashkëpunim në rrafshin e pushtetit vendor
Arbjan Mazniku, minstër i Shtetit për Pushtetin Vendor ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Izraelit. Sipas Maznikut, gjatë takimit u fol edhe për bashkëpunimin në rrafshin e pushtetit vendor.
”Shqiptarët dhe Hebrenjtë kanë një marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin që kulmon në Luftën e Dytë Botërore, ku mijëra izraelitë gjetën strehim në Shqipëri.
Me krenari diskutuam për këtë me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, në vizitën e tij në vendin tonë.
Gjithashtu në këtë takim folëm për mundësinë e bashkëpunimit në rrafshin e pushtetit vendor, si dhe të shkëmbejmë eksperiencat midis qyteteve tona në fusha ekonomike”,-shkruan ministri Mazniku.