Mazniku me socialistët në Peqin: Do punojmë për fitoren në 2025, me PS-në drejt BE-së
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtues politik i PS në qarkun e Elbasanit, bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe kryetarin e Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçin kanë zhvilluar takime me socialistët.
Në një postim në Facebook, Mazniku shkruan se fitorja në 2025, i jep besimin PS të përfundojë në mandatin e ardhshëm rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
”Me socialistët e Peqinit dhe kolegët deputetë të Elbasanit, do të punojmë për të siguruar fitoren në zgjedhjet e pranverës së 2025 dhe për t’i dhënë besimin PS të përfundojë në mandatin e ardhshëm rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu siç rritëm pagat dhe zeruam taksën për biznesin e vogël, do të vijojmë zhvillimin ekonomik duke mbështetur industrinë fitimprurëse të turizmit, që e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve për t’u vizituar”,-shkruan Mazniku.