Mazniku: Në qarkun e Elbasanit marrim 9 mandate, rezultati më i mirë ndonjëherë

Drejtuesi politik i PS-së, Arbjan Mazniku, tha në çeljen e fushatës se Partia Socialiste do të marrë 9 mandate detutetësh në 11 maj.

“Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga i gjithë vendi, sot Shqipëria është bashkë. Sot jemi në udhëkryq dhe kemi sfidën për të bërë realitet ëndrrën për t’u bërë qytetarë të Europës, të barabartë.
Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Cërriku, Peqini, Përrenjasi, Belshi e kanë ndarë mendjen, me PS-në dhe Ramën drejt Europës.
Qarku i Elbasanit është i vendosur për 9 mandate, një nga rezultatet më të mira që kemi pasur ndonjëherë. Shqipëria e ka ndarë mendjen, me PS-në dhe Ramën drejt Europës”, tha Mazniku.

SHKARKO APP