Mazniku: Socialistët e Elbasanit janë ata që morën super rezultatet në vitin 2021 dhe 2023 për PS
Politikë E Enjte, 19 Shtator 2024 07:53
Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor dhe drejtues politik i PS për qarkun e Elbasanit shkruan: “Socialistët në terren janë hallka kryesore e rezultateve pozitive në 10 palë zgjedhjet e fundit në Shqipëri.
Socialistët e Elbasanit janë ata që morën super rezultatet në vitin 2021 dhe 2023 për PS.
Mirënjohje për punën e gjithsecilit prej sekretarëve në partinë e degës Elbasan, të deleguarve dhe çdo anëtari që ka sakrifikuar nga koha e tij, e familjes së tij, duke besuar në fuqinë transformuese të Partisë Socialiste.
Së bashku do të krijojmë një vizion të ri për Elbasanin, do të shfrytëzojmë çdo potencial ekonomik, turistik dhe të burimeve njerëzore për të ardhmen që secili banor i këtij qarku meriton”.