Mbahet në Tiranë Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore, Spiropali ka një thirrje për anëtarët e saj

Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në kuadrin e Presidencës Shqiptare, me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Slovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegoviana, Maqedonia e Veriut e Serbia.

Shqipëria po përmbyll me sukses kryesimin e këtij Procesi gjatë periudhës Qershor 2024-Korrik 2025, tha Spiropali në fjalën e saj. Para të pranishmëve, ajo foli edhe për objektivi e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 në BE, që sikurse tha, ky objektiv ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare.

“Unë kam besim në mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia“, u shpreh kryeparlamentarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian. Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona. Mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti. Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjizimin e Euroëps, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive“, vijoi Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?