Mbahet Samiti i Brdos në Slloveni, i pranishëm edhe kryeministri Rama
Liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë pritet të takohen rreth orës 08:40, për të vijuar me ditën e dytë të Samititit të Brdos në Slloveni. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në ditën e parë të Samitit, krerët e lartë të BE-së dhanë mesazhe të forta duke rikonfirmuar unitetin e Unionit.
“Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin para se të forcojmë unitetin tonë, pasi qasja jonë e përbashkët është ADN-ja e Bashkimit Europian”, deklaroi dje për gazetarët presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
KOHA JONË SONDAZH

