Mbahet sot takimi i “Open Balkan” në Beograd, në vend të Zaev shkon zv. kryeministri Dimitrov

Më 3 dhe 4 nëntor do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e “Open Balkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk janë përfshirë në këtë nismë.

Kryeministri Edi Rama nga Glasgow i Skocisë në konferencën për klimën ka udhëtuar drejt Beogradit për të qenë i pranishëm në takim. Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev, në vend të tij do të shkojë zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

SHKARKO APP