Mbarëvajtja e sezonit turistik, Balla: “Shqipëria 2030” ka në themel progresin dhe sigurinë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një takim në Sheshin Skëndërbej ka folur mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit.
Balla ndër të tjera tha se viti 2023 është mbyllur me 0 incidente fatale për turistët e huaj dhe kjo statistikë duhet të ruhet edhe gjatë këtij sezoni të ri.
Për këtë Balla tha se në zonat turistike do të jenë të angazhuar mbi 1600 efektivë, ndërsa për pak ditë do të jenë gati 6 stacione të reja policore, në pikat ku pritet të ketë fluks.
“Rrugët tona janë rrugë europiane dhe jo vetëm kombëtare. Në 10 vitet e fundit numri i makinave në pronësi të qytetarëve shqiptarë është dyfishuar, ndërsa numri i aksidenteve është përgjysmuar. Gjatë vitit 2024 do të kemi plot 4.5 milionë mjete në rrugët e Shqipërisë. Ndërkohë në këtë sezon turistik plazhet dhe siguria do të jenë fokusi ynë. Aksioni plazhi ynë i ndërmarrë nga IKM ka për qëllim ndalimin e paligjshmërisë”, u shpreh ai.