Mbërrijnë 60 mijë doza vaksina Sinovac. Ministrja Manastirliu: Prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar me vaksinimin masiv.

Dozat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj. Ministrja Manastirliu u shpreh se këto vaksina do të përdoren për ata që kanë marrë më herët dozën e parë.

“60 mijë doza vaksina Sinovac, janë pjesë e kontratës së dytë. Do të përdoren për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë, në shqipëri së bashku me këto janë më shumë 830 mijë doza që kanë mbërritur në vend. deri dje është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës. Jemi duke vaksinuar edhe vijojmë të gjithë punonjësit e fasonerive edhe punonjësit në hotele, duke filluar m ardhjen e vaksinave prej 500 mijë vaksina do të fillojmë me rritjen e numrit të riskut, duke përfshirë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e qëndrueshme. Vaksinimi ka filluar të japë impaktin e vet. Nesër mbërrijnë sërish vaksina, 14 mijë nga Pfizer. Në qershor presim të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca. Do të kemi sërish sipas kalendarëve të llojeve të vaksinave. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit”, deklaroi ministrja.

Të hënën ndërkaq do të vijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

SHKARKO APP