Mbërrijnë edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Mbi 1.2 milion vaksina në vend

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Rinas këtë mbrëmje kanë mbërritur 18,720 doza të vaksinës Pfizer. Po ashtu kreu i qeverisë ka zbuluar edhe shifrën e vaksinave totale që janë në vend. ”1,238,790 numri i vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri”.

Po sot në vendin tonë filloi vaksinimi në komunitet nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Manastirliu tha se përgjatë periudhës së verës do të jemi derë më derë, për të vaksinuar qytetarët me njësitë e lëvizshme, edhe në ato zona ku aksesi ka qenë i pamundur deri tani.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anticovid.

SHKARKO APP