Mbërrijnë mbi 44 mijë doza Pfizer, Rama: Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë mbrëmje në Rinas kanë mbërritur mbi 44 mijë doza vaksinash nga Pfizer, si edhe u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv. ”44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”.

SHKARKO APP