Mbërrijnë vaksinat në Shqipëri, Rama: 1170 doza nga Pfizer
Mbërrijnë dozat e para të vaksinës në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj, po mbajnë një konferencë për mediat nga Rinasi. Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur 1170 doza nga kompania Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konference.
Deri sot janë vaksinuar 670 personel shëndetësor. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se këtë herë do të vijnë më pak vaksina se sa herën e parë, ndërsa shtoi do të vijojë vaksinimi me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht me pensionistët. Këtu vijoi duke thenë se plani i vaksinimit në 14 muaj nuk ka rënë ende dhe se jemi afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare edhe me AstraZenecën.
“Pfizer lëvron dozat e para që janë 1170 doza. Ndërkohë zotimi i marrë nga Pfizer është se brenda muajit, nuk po jap data se u bë histori ndryshimesh do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera” – tha Rama.