Mbërrin acari. Borë dhe temperatura në disa gradë minus

Vijon ndikimi i masave polare duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin.

Kështu, vendi sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta, ndërsa rënia e temperaturave do të vazhdojë edhe sot.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 01ºC, në zonat e ulëta nga -5ºC në 07ºC dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje dëbore në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 01ºC dhe në zonat e ulëta nga -4ºC në 03ºC.

SHKARKO APP