Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield

Për herë të parë, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur në Tiranë në kuadër të vizitës dy ditore.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës, thuhet se ambasadorja Thomas-Greenfield do të përsërisë mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si një aleat që po punon shumë fort me Amerikën për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta.

Në takimet që ambasadorja do të ketë më zyrtarët shqiptarë, fokus i tyre do të jetë edhe kriza energjetike dhe mënyrat e bashkëpunimi për të përballur krizën, si edhe forcimi i aleancës së NATO-s.

Vizita vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ambasadorja do të vizitojë Poloninë.

Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.

SHKARKO APP