Mbërrin viti i ri 2019, Zelanda e Re dhe Australia spektakël fishekzjarresh
Viti i ri ka mbërritur në Zelandën e Re duke e bërë vendin e parë që ka kaluar në 2019. Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2019 në orën 12:00 me atë shqiptare.
Disa orë pas Zelandës së Re, viti i ri ka mbërritur edhe në Australi. Pamja në Sidnei ka qënë e mrekullueshme pasi fishkezjarrët ndezën qiellin.
Pas Zelandës së Re, viti i ri 2019 pritet që të mbërrijë në orën 16:00 Tokyo të Japonisë; në orën 17:00 në Hong Kong, Kinë; në orën 19:30 në New Delhi, Indi; në orën 20:00 në Karachi të Pakistanit; në orën 11:00 në Moskë të Rusisë; në orën 11 në Cape Town të Afrikës së Jugut dhe më pas në orën 12:00 do të mbërrijë edhe në vendin tonë.
Vendet e fundit që do ta presin vitin e ri 2019 është Rio de Janerio në Brazil ditën e nesërme në orën 15:00 dhe në New York City në orën 18:00 me orën tonë.