Mbështetësit e Bashës, Këlliçi: S’kanë ardhur në seli që të premten. Silvi Bardhi në krye të zyrës së shypit

Partia Demokratike po ndryshon nga Komisioni i Rithemelimit. Deputeti demokrat dhe anëtar i grupit të Rithemelimit, Belind Këlliçi tha se vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara nga selia blu. Po ashtu ai thotë se asnjë prej mbështetësve të Lulzim Bashës nuk është paraqitur në seli që prej ditës së premte e deri më sot.

“Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli”.

Ndër të tjera, ai konfirmoi edhe ndryshimet në zyrën e shtypit, duke u shprehur se tani në “krye” ndodhet vetëm Silvi Bardhi. ”Në zyrën e shtypit nuk ndodhet asnjë tjetër përveç zonjës Silvi Bardhi. Kemi rikthyer në punë rojen”.

SHKARKO APP