Mbështetësit nga qytetet nisen drejt Tiranës për protestën: Rama ik!

Me autobusë dhe makina private protestuesit janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar opozitës në protestën që pritet të nisë sot në ora 18:30.

Protesta e sotme e opozitës që do të nis në orën 18:30 para Kryeministrisë pritet të jetë më e madhja e zhvillua në Tiranë. Më mijëra qytetarë janë nisur gjatë orëve të paradites nga rrethet për t’u mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të dhënat që vijë nga rrethet flasin për një fluks të jashtëzakonshme makinash dhe qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës. Nga Korça, Gjirokastra, Saranda, Tropoja, Kukësi, Shkodra, Dibra dhe të tjerë janë me mijëra opozitarë dhe qytetarë që kanë vendosur që sot të jenë në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama”.

RTV Ora – Mbështetësit nga qytetet nisen drejt Tiranës për protestën: Rama ik!

SHKARKO APP