Mbështetja nga krahu i Berishës, Salianji: Nuk çova ftesa se nuk isha në dasmë
Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se mbështetja që ka marrë nga përfaqësues të PD-së të rreshtuar krah Berishës në konfliktin e brendshëm në PD është diçka normale për të.
“Nuk kam bërë ftesa se unë nuk kam qenë në dasmë. As nuk përjashtoj njeri dhe as nuk ftoj njeri. Gjithsecili e ndjen vetë si përgjegjësi politike sesi pozicionohet. Kanë qenë në seancën gjyqësore të shkallës së parë. Kanë pasur qëndrime publike.
Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim apo marrëveshje të tjera të bëra nga ish-drejtuesi i Partisë Demokratike. Por për rastin në fjalë, apo nëse ka ndryshim qëndrimi, duhen pyetur ata. Unë këtu jam dhe do të flas siç kam folur gjithmonë”, tha Salianji për mediat, pas përfundimit të seancës së parë të çështjes “Babale”.