Mbështetje masive për Benet Beci në Rrugën “Isuf Sokoli”: Banorët e Rajonit Nr. 1 i bashkohen vizionit për Shkodrën

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, vijon takimet me qytetarët në kuadër të projektit të tij për transformimin e qytetit. Ditën e sotme, ai u ndal në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, ku u prit me entuziazëm nga banorët e Rajonit Nr. 1.

Beci u shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe që po merr nga komuniteti, duke theksuar se kjo frymë pozitive dhe bashkëpunuese është një tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë për ndryshimet e pritshme në katër vitet e ardhshme.

“Një mbështetje e madhe dhe një frymë fitoreje nga çdo banor që na beson dhe na bashkohet për transformimin e Shkodrës. Mirënjohje për secilin prej tyre që qëndron krah nesh në këtë rrugëtim për Shkodrën,” u shpreh Beci në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizitat e tij në lagje të ndryshme të qytetit janë kthyer në një forum të hapur komunikimi me qytetarët, ku kryebashkiaku dëgjon nga afër shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për të ndërtuar një Shkodër më të zhvilluar, më të pastër dhe më afër qytetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?