“Mbetjet”, Basha: Skemë mafioze e kriminale. Mazhoranca prishi konsensusin për reformën
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë mbi Projektiligjin e Mbetjeve. Në diskutimin në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD, Basha mësohet të jetë shprehur kundër Ligjit. Sipas tij, kjo është një skemë mafioze dhe kriminale.
Lidhur me Reformën në Drejtësi Basha është shprehur para të ligjvënësve demokratë se drafti është kthyer si në datën 21 Korrik, ku sipas tij, është mazhoranca ajo që ka prishur konsensusin.
“Maxhoranca ka prishur konsensusin, kërkon të kapë drejtësinë”, tha Basha.
Në mbledhjen e grupit të PD është diskutuar ditën e sotme dhe për finalizimin e punës së komisionerëve hetimorë, atë për emërimet në Administratë dhe Serverin e Tatimeve. “Duhet ngritur Komision hetimor për ARMO”, tha Berisha ndërsa Basha iu përgjigj se, po punohet për ngritjen e një të tilli.
“Do kërkojmë Komision Hetimor për Arsimin”, tha Basha duke mbështetur kërkesën e Berishës së bërë në seancën e kaluar parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

