“Mbetjet në Kavajë, bombë mjedisore”, PD: Lojë me qytetarët, SPAK të veprojë
Situata me mbetjet në Kavajë për PD është një “bombë mjedisore”. Nga Golemi, Andi Lila tha se kjo është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
“Situata e mbetjeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë. Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës”.
Sipas tij plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe për të çuar para te mafia e inceneratorëve. Ai kërkon nga SPAK që të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.
“Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë. Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shtrenjtë për menaxhimin e plehrave. Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale. Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme”.