Mbi 1 mijë raste të reja në 24 orë, Vasili: Urdhërat e Ramës na prunë në këtë gjendje

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama për shifrat e Covid-19 në Shqipëri. Duke marrë shkas nga rritja e frikshme e rasteve të reja, me mbi 1 mijë në 24 orë, Vasili thekson se në këtë situatë duhet të udhëheqin profesionistët. ”Urdhërat e kryeministrit na prunë në këtë gjendje. Shqipëria e pushtuar nga vala e pandemisë, veprimet janë sikur s’ka pandemi”.

Postimi i plotë

Pandemia në rënie të lirë! Vala e pandemisë është në zhvillim të plotë dhe shumë serioz.

Sot sërish një numër shumë i rëndë rastesh të reja, plot 1054 raste të reja me Covid!

Menaxhimi paraprihet nga urdhërat e kryeministrit, kjo është vërtet skandaloze dhe e papranueshme.

Në këtë situatë duhet të udhëheqin profesionistët.

Urdhërat e kryeministrit na prunë në këtë gjendje. Shqipëria e pushtuar nga vala e pandemisë, veprimet janë sikur s’ka pandemi.

SHKARKO APP