Mbi 2300 ha tokë nën ujë në Shkodër, 500 shtëpi u dëmtuan në Durrës

Niveli i liqenit në Shkodër mbetet në kuota maksimale. Sipërfaqes së përmbytur iu shtuan edhe 300 ha të tjerë, duke e çuar në 2365 hektarë totalin e tokave nën ujë.Më e rënduar gjendja vijon të shfaqet Obot, ku ka akses vetëm përmes varkave, pasi uji shkon në mbi një metër. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare siguron se situata është nën kontroll.

”Gjithë preokupimi ynë kanë qenë shkarkimet në Vaun e Dejës. Aty kemi arritur të menaxhojmë që prurjet të jenë minimale. Ne sot kemi arritur të kemi 500 m në sekondë, gjë që nuk jep impakt në zonën e Nënshkodrës. Do mundohemi ta mbajmë edhe pak këtë minimum shkarkimesh”.

Në Durrës, lumi Erzen është tërhequr në shtratin e tij, por shumë shtëpi mbeten ende nën ujë në Katund të Ri. Në këtë zonë ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Banorët thonë se dëmet që kanë pësuar janë të shumta. Shtabi i Emergjencave Civile në qarkun Durrës ende nuk ka bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara, por paraprakisht thuhet se mbi 500 shtëpi dhe afro 70 biznese u prekën nga përmbytjet, ndërsa 700 hektarë tokë bujqësore u përmbytën.

SHKARKO APP