Mbi 4 mijë qytetarë hoqën dorë nga pasaporta shqiptare në 8 vite
Mbi 4 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vitet e fundit. Referuar të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grup-moshës 15-35 vjeç.
Po çfarë po e shtyn të heqin dorë nga shtetësia? Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë njërit nga vendet e BE-së.