Mbikalimi në rrugën e aeroportit të Kukësit, Rama: Gati për fluksin që do sjellin fluturimet
Urimin e mëngjesit këtë të diele kryeministri Edi Rama e ka bërë me punën e finalizuar të mbikalimit në rrugën e aeroportit të Kukësit.
Teksa iu uron një të dielë të mbarë ndjekësve në facebook, kreu i qeverisë thotë se kjo rrugë është gati të pres fluksin e udhëtarëve që do të vijnë si rrjedhojë e nisjes së fluturimeve së shpejti.
“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.