Mbjella e pemëve vijon në Durrës, Rama: Qytetit nuk i duhet një kukull që të luajë me fatin

Partia Socialiste fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, do ta fokusojë tek shpenzimet e pakta. Fushata e mbjelljes së pemëve, këtë të mërkurë pati destinacion Durrësin. Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë me PD-në, duke thënë se qytetit bregdetar nuk i duhet një kukull.

”Sot Durrësi është një qytet i pastër, ka akoma probleme, por është një qytet i pastër, ka zgjidhur problemin e depozitimit të mbetjeve, nuk ka një gangrenë që ndoste ajrin, sot është një qytet shumë i pastër edhe në sytë e të gjithëve që e vizitojnë.

Nëpërmjet një kukulle që kanë sjellë këtu, në këtë rast Durrësit nuk i duhet një kukull për të lozur me fatin e vet, por i duhet një rrugë për të ecur përpara, duke ndihmuar edhe atë pjesë të politikës të përballjes në skenën politike që të lehtësohet nga barra e së shkuarës të vijë në vete dhe të bëhet gati për të garuar me ne.

Është e pamundur që Durrësi mund të lërë rrugës të gjithë këto gjëra të mëdha që janë nisur për t’u futur në një cep të errët të historisë së këtij vendi, është momenti që të nisim me mbjelljen e disa pemëve, fushatat shkojnë e vijnë, por diçka është mirë që të mbetet”,-tha Rama.

SHKARKO APP