Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Basha: Mos të zvarritet ligji për dekriminalizimin

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, pak para nisjes së seancës në Kuvend.

Gjatë fjalës së  tij, Basha kërkoi mos te zvarritet proçesi i dekriminalizimit dhe  shtoi se me 21 qershor vota e qytetarëve do t’i japë atë që meriton kësaj qeverie. – “Prezantimi i kandidatëve po shndërrohet në një marshim popullor të protestës kundër qeverisë, manifestim popullor të shpresës dhe bashkimit pa dallime politike të kandidatëve tanë. Rrallë herë ka ndodhur në këto 24 vite që fushatat të kulmojnë pa nisur. Qytetarët duan shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Basha.

Basha tha se në këtë mbledhje se më 21 qershori është dita e qytetarëve. “Në 21 qershor e kanë radhën qytetarët. Vota është instrumenti i tyre për të ndryshuar vendin. Njerëzit mezi po presin për të marrë hakun ndaj kësaj qeveria që bëri shqiptarët të marrin rrugët. 21 qershori është dita e gjykimit të madh”, deklaroi kryetari i PD-së.

Duke folur për dekriminalizimin, Basha tha se qeveria po e zvarrit ligjin e propozuar nga PD, i cili duhet të hyjë në fuqi menjëherë, që dhe kandidatët e propozuar për garën e 21 qershorit të preken nga ky ligj. “Partia Demokratike është e bindur në nismën e saj për të pastruar listat e kandidatëve për Bashki nga elementët kriminale. Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë të mos zvarrisë  ligjin e propozuar nga ne, ashtu si dhe amendimin e dhënë së fundmi, që në ligj të futen edhe kandidatët për kryetar Bashkie, për të pastruar listat nga elemente që kanë shkelur ligjin”, vijoi Basha.

Duke folur për PD-në dhe ofertën e saj politike, Basha tha se Partia Demokratike do ofrojë uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave etj. “Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët, ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit, janë bërë pjesë me ne. E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese,” – theksoi ndër të tjera kryetari i PD-së.

SHKARKO APP