Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama s’do marrë pjesë. Zbardhet shkresa e Nishanit drejtuar Kryeministrit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani u ka nisur shkresën zyrtare antarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurisë Komëbtare i cili do të mblidhet me datën 11 nëntor për situatën e kanabisin në vend. Balkanëeb zbardh të plotë shkresën që Presidenti Bujar Nishani i ka nisur Kryeministrit Edi Rama.

Por mësohet se Zoti Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Nishani për të diskutuar për situatën e krijuar nga kanabisi. Në të njëjtën datë, kreu i qeverisë do të jetë në Neë Jork, ku do të hapë një ekspozitë personale me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”.

Nuk konfirmohet ende pjesëmarrja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili do të jetë njëri nga folësit në mbledhjes. Në shkresën zyrtare që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të Presindetit thuhet: “Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Komëbëtare parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorit të Përgjithshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

faksimile

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?