Mbledhja e Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit, Varhelyi: Përparësia jonë është e ardhmja e Shqipërisë në BE
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili është i pranishëm në mbledhjen e 11-të të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit thotë se sot po konfirmohet e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
”Në Këshillin e Stabilizim-Asociimit #EU #Albania në Bruksel sot, duke konfirmuar të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është një përparësi kryesore për të cilën punojmë. BE vazhdon të qëndrojë pranë vendit dhe qytetarëve të saj”,-shkruan Varhelyi në një postim në Twitter.
Në Bruksel është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të takohet me përfaqësuesin e lartë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
At #EU #Albania Stabilisation and Association Council in Brussels today, confirming future of Albania and #WesternBalkans lies in the EU. This is a top priority we work for. And EU continues to stand by the country & its citizens. Press conference shortly. pic.twitter.com/seMlleKSOy
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 1, 2021