Mbledhja e Kryesisë, Balla: Ristrukturim total i PS, s’ka zgjedhje të parakohshme

Partia Socialiste, mblodhi paraditen e sotme Kryesinë, ku u diskutuan disa çështje të organizimit të brendshëm. Mbledhja vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS, ku do të zgjidhen anëtarët e tij. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes, në një prononcim për mediat zbuloi atë se çfarë është diskutuar në atë takim. Ai tha se do të ketë ristrukturim total të PS por më kryesorja tha se s’ka zgjedhje të parakohshme, edhe pse sipas opozitës këtë vit do të ketë.

”Me zgjedhjen e delegatëve të kongresit, jemi partia e parë në vend dhe në pjesë më të madhe me parttë e tjera në Europë, që kemi përfaqësuar idenë e bashkëdrejtimi, për një përfaqësim të barabartë në strukturën organizative të partisë. Proces transparent në zgjedhjen e kandidatëve. Disa rregullime në statut. Në kongresin e partisë do miratojmë dhe një axhendë të aktivitetit politik të PS, në këto 29 vite kanë qenë momente të rëndësishme në jetën politike të vendit. Nga strukturat e partisë kemi marrë një sërë kandidaturash në degën e partisë në Shkodër, jemi duke diskutuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe aty një drejtues të PS që të përmbushë pritshmërinë e PS dhe popullit të PS-së. Pas 29 gushtit do të kemi Asamblenë e re kombëtare dhe kryesinë e re të partisë, dhe ai do të jetë momenti dhe në Shkodër të kemi një drejtues të ri politik”.

Procesi duhet të kishte përfunduar brenda janarit po për shkak të problematikave nuk është arritur të mbyllej në kohë në disa bashki. Kryesia e PS pritet të diskutojë edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.

SHKARKO APP