Mbledhja e Kryesisë/ Kadilli: Basha doli kundër propozimit tim për rolin e kryetarit

Dy orë e gjysmë zgjati mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Gjatë takimit u miratua analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe të 4 pikat e tjera të parashikuara në rendin e ditës, edhe pse pati debati nga drejtues e qarqeve për mënyrën sesi ishin pasqyruar puna e tyre, asgjë nuk ndryshoi.

Pas përfundimit të mbledhjes, një nga ish-kandidatët për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli foli për mediat. Në fjalën e tij, Kadilli u shpreh se në mbledhje u diskutuan edhe propozimet e tij për ndryshimet në statut, por që ka pasur mendime të kundërta me Bashën.

”Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqen, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkuruese. Ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme, por me kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur”.

SHKARKO APP