Mbledhja e Kryesisë që përjashtoi Berishën/ Pollo: Basha hileqar, regjistroi fshehur të pranishmit dhe ua publikoi në media
Mbledhja e Kryesisë së PD mbrëmjen e 10 janarit, për ish-deputetin demokrat Genc Pollo ka qenë e gjithë në dorën e Lulzim Bashës.
Sipas tij, Basha është treguar hileqar, pasi ka inçizuar qëndrimet e deputetëve dhe anëtarëve që për të ishin lavde për Bashën, dhe ua publikoi në media.
”Jo vetëm për t’i treguar qesharakë para publikut. Por për t’i armiqsuar me demokratët e për t’i shembur urën drejt partisë së tyre”.
Postimi i plotë
Hileqari!
I thirri në mbledhje, u tha flisni hapur. Dhe ata, pa e ditur se po i inçizonte, thanë budallëqe për t’i bërë qefin e për t’i dëftyer besnikëri.
Madje ndopak syresh u vunë në garë për për të shqiptuar gomarllëkun më të madh.
Dhe ditën tjetër hileqari ju a nxori në media. Jo vetëm për t’i treguar qesharakë para publikut. Por për t’i armiqsuar me demokratët e për t’i shembur urën drejt partisë së tyre.