Mbledhja e Kryesisë, Rama “dush të ftohtë” drejtorëve: Të japin dorëheqjen

Pasditen e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së për situatën politike në qarkun Shkodër. Drejtorët e institucioneve të Shkodrës, pas mbledhjes kanë dalë kokë ulur nga dera e pasme e PS.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes Rama i ka bërë “dush të ftohtë”. Mësohet se kreu i qeverisë u ka thënë drejtorëve të japin dorëheqjen. Kryeministri ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Ata do të zëvendësohen me gra tek të cilat pritshmëritë e kryeministrit janë më të larta për shërbime më të mira ndaj qytetarëve. Rama ka thënë se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama mbërriti në kryesinë e Partisë Socialiste, si gjithmonë me look-un e tij mjaft sportiv si në shumicën e daljeve publike të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?