Mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë/ Zbardhet agjenda, i pranishëm edhe Rama
Më 20 dhjetor, Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive. Të pranishëm në këtë takim do jetë edhe kryeministri Edi Rama, bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike; Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi. Takimi do të nisë në orën 11:00, me ekzekutimin e Himneve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pjesëmarrësit:
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë
Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës
Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë
Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës