Mbledhja e përbashkët e qeverive. Rama sulmon BE-në: Kosova e paguan me mosliberalizim vizash
Nën sloganin ”Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufinj”, ka nisur takimi mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në këtë mbledhje priten të nënshkruhen 14 marrëveshje, mes të cilave janë: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Europian, i cili sipas tij po mban peng Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin. Sipas Ramës, mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE-në, ndërsa shtoi se “Mini Schengeni Ballkanik” është një valvulë shkarkimi që sjell më shumë punësim dhe mbi të gjitha njohje të Kosovës nga Serbia.
“Mosliberalizimi i vizave për Kosovësn turp për BE, turp i pashlyer sepse jo se Kosova nuk ka bërë detyrën por sepse Kosova është marrë peng dinamikave të brendshme të vendeve të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër. As sot nuk arrij të kuptojë ato që thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal është një valvulë e rëndësishme shkarkimi sa i përket presionit të madh ndaj tregjeve shumë të vogla për ndarjen e njëri-tjetrin. Zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell gjë, por më shumë mundësi punësimi dhe paqe si dhe njohjen e Kosovës nga Serbia”, tha ndër të tjera Rama.
Marrëveshjet:
Protokoll shtesë i Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë, në përballje me COVID-19;
Kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë;
Marrëveshje për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë;
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë;
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës Së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Raste të Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive të Tjera;
Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë për Mobilitetin në Punë;
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Para universitar.
Protokoll për Ndryshim dhe Shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.
Memorandum Bashkëpunimi për Krijimin e Korridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë;
Protokoll Ndryshues i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal;
Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e Grupit të Punës për krijimin e Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës ;
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin në fushën e Transportit Hekurudhor;
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë;
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/733467797207909/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/625343331480231/