Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë në Gjakovë, do të nënshkruhen 10 marrëveshje

Këtë të mërkurë, në Gjakovë do mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Për mediat e Kosovës, qeveria atje ka bërë të ditur se në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.

Pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve. Marrëveshje tjetër pritet të nënshkruhet në funksion të lehtësimit ë procedurave të kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore. Kontrolle të tilla pritet të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.

Dakordësia për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ndërsa do të ketë edhe të tjera që përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake. Në mbledhjen e mbajtura deri më tani mes dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?