Mbledhja e qeverisë në Shëngjin, zbardhen 10 kërkesat e Ramës

Në Lezhën që pati një rritje të numrit të turistëve, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme informale të qeverisë në Shëngjin ka kërkuar që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai ka caktuar disa pika paraprake mbi të cilat ka kërkuar që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëve në mbledhje.

1-Seancat plenare të zhvilluara në vitin që lamë pas.
2-Sa interpelanca dhe mocione me debat janë zhvilluar.
3-Sa projektligje janë depozituar ne Kuvend.
4-Prezenca e deputeteve në seanca plenare, në mbledhje grupi e komisione.
5-Takimet e ministrave me deputetët.
6-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për buxhetin dhe paketën fiskale.
7-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar.
8-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale.
9-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës.
10-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve për shembull.

SHKARKO APP