Mbledhja e qeverisë/Rritje page 6% për disa kategori, ndihma ekonomike rritet me 10%

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një dalje për mediat jashtë Kryeministrisë së bashku me disa ministra, bëri me dije vendimin për rritjen me 10% të ndihmës ekonomike dhe rritje e pagës së mjekëve me 6%.

”Për familje me mbi 3 fëmijë nën 18 vjeç do të ketë një rritje me dy herë. Do të mbështesim fëmijët pa prindër me status jetimi, duke ia dyfishuar masën e programit. Edhe për gratë e trafikuara e dhunuara do të ketë shtesë. Për kategorikë në nevojë, 45 mln dollar do të kalojnë për energjinë elektrike. Përsa i përket pagave për personelin mjekësor. Ashtu sikurse e kemi bërë gjatë këtyre viteve, këtë vit do ta bëjmë me 6%. Nga data 1 korrik 2022 hyn në fuqi. Garantohet furnizimi me vaksina”.

Të njëjtin njoftim e dha edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke thënë se paga do u rritet me 6% edhe mësuesve dhe punonjësve psiko-socialë.

”Së pari dua të ndaj lajmin për të gjithë mësuesit, rritje paga me 6% vitin e ardhshëm, premtim i mbajtur, mandatet e kaluara e kemi rritur pagën herë pas here. Premtimi që brenda këtij mandati pagat të rriten me 40%. 600 punonjës psikosocialë japin kontribut shumë të rëndësishëm, prandaj mirënjohjen e shprehim jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje financiare. Një nga objektivat tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizmi i universiteteve, në mënyrë që të diplomuarit tanë”.

Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli për rritje pagash. ”Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”. Për policët ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi theksoi se ”Do rriten pagat për punonjësit të Policisë së Shtetit, të atyre që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Do jetë në formën e bonusit dhe do çojë 150% pagën e tyre. Do të ketë rritje të investimeve edhe në teknologji”.

SHKARKO APP