Mbledhja në Hungari, Rama: Vendi i Shqipërisë është në BE

Këtë të enjte u mbajt mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Hungari, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë gjatë një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, u shpreh se vendi i Shqipërisë është në BE. ”Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshim në Europë, që do të luftojmë çdo ditë. Jemi në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë se do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade”, tha Rama.

SHKARKO APP