Mbledhja për arrestimin e ish-zv/kryeministrit, Bardhi debat të fortë me Felajn: Ke emrin në provat e SPAK-ut

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, kjo për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK-ut që mban datën 7 korrik 2023.

Situata është e tensionuar, pasi gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, i është përgjigjur fyerjeve të deputetes socialiste Ermonela Felaj, duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi”,-u shpreh Bardhi në debat e sipër.

SHKARKO APP