Mblidhen 70 mijë firma që Londra të shkëputet nga Anglia dhe të jetë pjesë e BE

Populli britanik votoi në referendum duke kërkuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, gjë që e detyroi Kryeministrin Cameron të deklaronte dorëheqjen, gjë që do të ndodhë në muajin tetor.

Mirëpo, shtetet e tjera të Mbretësisë së Bashkuar, Skocia e Irlanda nuk votuan për daljen nga BE, por për qëndrimin në familjen evropiane.

Po kështu, referuar rezultateve të referendumit, edhe Londra nuk ishte dakord për daljen nga Bashkimi Europian. Pas rezultatit shokues, londinezët kanë nisur një peticion online ku kërkojnë shkëputjen nga Britania e Madhe dhe të qëndrojnë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani janë mbledhur 70 mijë firma që kryeqyteti anglez Londra të jetë e pavarur nga Britania dhe të vazhdojë të qëndrojë në familjen evropiane. Peticioni që zhvillohet online, i ka kërkuar kryebashkiakut të Londrës që të shpallin pavarësinë e kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?