Mblidhet grupi i dialogut për Zgjedhoren, flet Celibashi: Palët janë të angazhuara për votën e diasporës
Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e grupi të dialogut për Reformën Zgjedhore. Grupi i dialogut priti në tryezën e diskutimeve edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Pas takimit Celibashi tha se palët janë të angazhuara për të realizuar votën e diasporës.
”Palët janë angazhuar seriozisht për këtë çështje. Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që duan ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet, por ajo që unë propozova është të jetë KQZ-ja i cili administronim kërkesat e votuesve që duan të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Mendoj që votimi të kryhej ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë. Si zgjidhja më e mirë një tjetër opsion ku fleta e dërgimit mund të dërgohet në mënyrë elektronike me postë. Për ta zhvilluar në gjithë territorin e vendit votimin elektronik, çdo ditë që kalon mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë”,-tha Celibashi pas takimit.