Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, Peleshi u jep porositë deputetëve. Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër

Niko Peleshi ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Diskutimet janë fokusuar kryesisht te kalendari i punimeve të Kuvendit, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjese në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktivë.

Mësohet se nga kryetari i grupit është kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët.

Më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 dhjetor hidhet për votim në Parlament në tërësi (në parim).

Ndërkohë do të vijohet edhe me turin e diasporës, më 3 nëntor në Selanik dhe më 24 nëntor në Londër.

SHKARKO APP