Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhen diskutimet: në fokus miratimi i buxhetit 2025
Grupi Parlamentar i PS u mblodh paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.
Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohë dhe në përputhje të plotë me pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.