Mblidhet grupi parlamentar. Rama: Për herë të parë, PS mund ta zgjedhë e vetme presidentin

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste për nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, çdo deputet do të ketë mundësinë të dorëzojë jo më shumë se tre emra për presidentin e ri.

Në fjalën e tij, kreu i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thënë se PS ka përgjegjësinë e madhe të përzgjedhjes së kandidatit të duhur për presidentin e ri.

Shefi i qeverisë tha se për herë të parë, PS ka mundesinë dhe votat ta zgjedhë vetë presidentin apo presidenten e re.

Duhet të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhshme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, të ketë integritet, garantojë respekt të ndërsjellë mes institucionit të Presidentit dhe aleatëve tanë strategjikë, partnerëve tanë, miqve të Shqipërisë”, tha Rama.

SHKARKO APP