Mblidhet Këshilli i Mandateve, për kërkesën e arrestimit të Doshit e Frrokut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet sot, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës ndaj dy deputetëve, z. Tom Doshi dhe z. Mark Frroku.

Të pranishëm në mbledhjen e sotme do të jenë edhe prokurorët Altin Binaj e Adnan Xholi.

SHKARKO APP