Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Dy objektive i realizuam, i treti është fitorja në zgjedhjet e 2025

I pranishëm online në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari Sali Berisha tha se vështirësitë që kaluan e bashkuan edhe më shumë këtë forcë politike. Historik e ka cilësuar 11 qershorin, ditën kur Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e PD-së.

”Fitorja është objektivi ynë në zgjedhjet e ardhshme. Kurrë nuk e ka merituar një forcë politike pushtetin më shumë se PD. Objektivi i parë u krye, shpëtuam flamurin dhe logon.

Objektivin e dytë e realizuam, nuk ka forcë që na ndal ne, dhe objektivin e 3-të kemi fitorën në zgjedhje, që ia kemi borxh shqiptarëve që nuk votuan për narko-shtetin, ua kemi borxh demokratëve që qëndruan, ia kemi borxh 47 % të fëmijëve që vuajnë për bukën e gojës, ia kemi borxh mijëra e mijëra shqiptarëve kudo që janë”, tha Berisha.

SHKARKO APP