Mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik mes ekspertëve dhe përfaqësuesve politik në vendin tonë. Ky takim vjen në një kohë kur kanë mbetur 4 ditë, përfshirë edhe ditën e sotme, nga afati i fundit i përcaktuar nga palët politike për përfundimin e kësaj Reforme (31 maj).

Në takim marrin pjesë përfaqësuesi i mazhorancës, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i LSI-së Petrit Vasili dhe bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

Këshilli Politik, pritet të diskutojë masat që rregullojnë veprimtarinë e prokurorisë, policisë, të SPAK, krimin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ditë më parë Këshilli Politik gjeti konsensusi për tri nga çështjet e rëndësishme të Reformës Zgjedhore, si kufizimin e periudhës zgjedhore në  15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori-15 nëntor, parimin e kuotës gjinore dhe financimin për partitë politike. Palët janë angazhuar për ta përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?