Mblidhet Komiteti i Ekspertëve: Kemi arritur pikun më të lartë gjatë këtyre dy viteve të pandemisë. Nuk ndryshojnë masat

Është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar situatën e pandemisë në vend.

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit në vendin tonë.

Do të vazhdojnë baret e restorantet deri në 11:00, ora policore 06:00-23:0, do të vijojë ndalimi jo më shumë 50 vetë të grumbulluar. Akvitetet sportive ne kapacitetin 30% të ambjenteve ku zhvillohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyrja në Shqipëri e kontrolluar me certifikatë vaksinimi, test PCR 72 orë para ose test i shpejt 48 ore para. Do të vijojë kontrolli i vaksinimit të administratë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshillojmë zbatimin e masave, paraqitjen në qendrat e vaksinimit të atyre që nuk janë vaksinuar, Këshillojmë mbajtjen e maskës ku është e rekomanduar.

Do vijojmë të ndjekim në dinamikë stuatën epidemiologjike dhe masat do të jenë në përputhje me situatën, ashtu sikurse janë edhe rekomandimet.”- u shpreh Rakacolli.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se shifrat e larta të infektimeve, që ditët e fundit kanë arritur nivel rekord nga varianti Omicron, nuk duhen parë me frikë, por me një shtim të vëmendjes dhe kujdesit ndaj respektimit të masave.

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini bëri me dije se është vënë re një rritje e lartë e rasteve me COVID.

Kemi reflektuar një incidencë javore e rritur, e cila i atribuohet dy varianteve Delta dhe Omicron, po ashtu edhe festave të fundvitit. Gripi dhe dy variantet Omicron dhe Delta janë në qarkullim në nivele të larta. Kemi një trend të lartë të RASTEVE TË hospitalizuara. Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve“, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?